Milena, gruaja e udhëheqësit të partisë SDP, Oliver Ivanoviq ka komentuar vrasjen e burrit të saj.
Ajo për televizionin Pink, se ata që ia vranë burrin nuk do të shpëtojnë lehtë.
“Unë kam një mesazh për të gjithë ata që kanë bërë këtë dhe është shumë mirë e njohur se kush janë, se kjo nuk do të kalojë lehtë”, tha Milena Ivanoviq, transmeton Periskopi.
Sulmuesit e panjohur qëlluan në Oliver Ivanoviq në Mitrovicën Veriore sot në mëngjes në ora 8.30, derisa ai po hynte në zyrë të partisë së tij. Ai u pranua pa shenja jete në spitalin Mitrovicës.
Ivanoviq u pranua në spital në një gjendje të rëndë dhe mjekët u përpoqën ta kthenin atë në jetë, por fatkeqësisht ai nuk arriti të u shpëtojë plagëve.
Milena Ivanoviq, sapo dëgjoi se burri i saj ishte qëlluar kishte shkuar në spital bashkë me vëllain e Oliverit dhe priti gjithë kohën para sallës së operacionit.
Në një moment, një infermiere doli nga salla, e cila i dha lajmin se Ivanoviq nuk arriti të u mbijetojë plagëve. Kur ajo mori lajmin, u alivanos, por tani thotë se gjendja e saj shëndetësore është stabile. /Periskopi/