‘Gruaja e ka tradhëtuar Pajtimin…’, Andi Artani jep version e tij pas vrasjes së shikut të tij në Amerikë

Vrasja e Pajtim Krasniqit nga gruaja e tij në Amerikë ka tronditur opinionin shqiptarë.

Ai ishte shok i ngushtë i Andi Artanit i cili ka reaguar me dhibme të madhe, përcjell ORAinfo.

Postimi i plotë:

Pajtim Krasniqi

Po e filloj njëherë duke thënë qe sa me fat kam qenë që t’kom pas pjesë të jetës more Pajtim Krasniqi. Ke qenë për me u marr shembull, djalë i respektushem, besnik, i diciplinuar, i dashtun dhe mbi të gjitha besimtar jashtëzakonisht i madh në Zot. Oh kemi aq shumë histori dhe kujtime bre Pajtim burri.

Fjalët janë pak me përshkru dhimbjen dhe vuajtjen që jemi tu e përjetu pa prezencën tënde këtu me ne. Na ke këput shpirtin me këtë tragjedi, që nuk e meriton armiku me i madh e le mo ti që ke qenë shembull bre, që nuk i ke hi ne hak askujt bre asnjëhere.

Për hirë të se vërtetës po ua sqaroj njëherë dhe mirë se cka ka ndodh me vllaun tonë.

Gruaja e tij Sabrina Krasniqi(Dzaferovic) ka qenë duke e tradhëtuar Pajtimin. Në momentin që Pajtimi ka marrë vesh, Pajtimi me një qetësi ja ka theksu që don shkurorëzim dhe që ka me lajmëru babain e saj që don mu nda. Sabrines nuk ja ka përceptu truri ky fakt dhe na e morri shokun, familjarin, vëllaun tonë nga jeta duke i fut 5 plumba ne trup dhe pastaj vazhdoj me aktin më egoistik, ku i morri jetën dhe vetes.

Zoti jam i bindur që të ka shpërbly me Xhehnetë.

Unë, Andi Artani do të kujtoj cdo ditë me mall dhe do mundohem mungesen tënde këtu me ne ta kthej ne forcë, e ti kujtoj me një buzëqeshje e hare kujtimet me ty, sepse janë me pa dyshim ndër momentet ma të mira të jetës që kemi kalu.

Të don shumë VËLLAU YT ANDI /ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme