Gruaja myslimane përjashtohet nga pishina në Vjenë, kishte veshur burkini

Një pishinë në Vjenë të Austrisë raportohet se ia ka ndaluar një gruaje myslimane veshjen e burkinit duke pohuar se materiali nga i cili ishe bërë veshja e saj ka shkelur rregullat e sigurisë dhe higjienës.

Gruaja myslimane po notonte në pishinën e mbyllur “Stadthallenbad” në Vjena, kur ishte thirrur të skajohej në qoshe të pishinës nga stafi, sipas mediave austriake, transmeton Express.

Mësohet se ajo është studente 23-vjeçare dhe ishte në shoqëri të një mikeshe e cila po ashtu kishte të veshur burkini.

Raportohet se asaj i është thënë të dalë nga pishina për arsye higjienike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme