Gruaja shkon e ‘tërbuar’ dhe rreh burrin në vendin e tij të punës, më pas godet dhe kolegun e tij

Një grua 36-vjeçare shkoi e ‘tërbuar’ në vendin e punës të bashkëshortit të saj dhe e “goditi” me dru dhe pasi e rrahu me shuplaka dhe grushta, u zhduk para se policia ta arrestonte. Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur dje në orën një pasdite në zonën e Pierut në Greqi.

36-vjeçarja, e cila mesa duket ka një marrëdhënie “shpërthyese” me bashkëshortin e saj 41-vjeçar të larguar, ka hyrë në vendin e tij të punës dhe duke i habitur të gjithë ka nisur ta ofendojë. Por ajo nuk u limitua vetëm në sulmin verbal por iu vërsul dhe e goditi në fytyrë dhe në trup.

Një punonjës ka tentuar t’i ndajë, për pasojë bashkëshorti ka arritur t’i rrëshqasë thonjve të 36-vjeçares së tërbuar por më pas ajo e ka sulmuar edhe kolegun e burrit, duke e goditur me shuplakë në fytyrë dhe me grusht në kokë dhe bark. Oficerët që ishin të pranishëm thirrën policinë, por gruaja arriti ta rrahë.

Dy personat e rrahur u dërguan në Repartin e Kaminias, ku bashkëshorti i larguar ka bërë padi kundër autores, ndërsa kolegu i tij nuk ka dashur të marrë asnjë masë ligjore ndaj gruas që e ka rrahur./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme