Pas lirimit të hapësirave publike pak ditë më parë nga bashkia Shkodër, pronarët e bizneseve në pedonalen “Kolë Idromeno” kanë dalë sot në protestë.
Gazeta Shqiptare paraqet pamjet ku duken protestuesit të cilët kërkojnë që të gjendet një zgjidhje e përbashkët për shfrytëzimin e hapësirave publike.
Sipas tyre, nëse kjo zgjidhje nuk do të gjendet, do t’i çojë ata drejt falimentit.



