Gruaja shqiptare ‘bën skifterin’ në mes të Stambollit/ Tenton të kalojë bizhuteri floriri kontrabandë. Policët vendosin ‘duart në kokë’ kur shohin se ku i kishte fshehur

Një grua shqiptare është arrestuar nga policia turke pasi është kapur duke kaluar kontrabandë, flori, orë dorësh të shtrenjta dhe monedha të ndryshme floriri. Ajo që e ka shtangur policinë e aeroportit të Stambollit ka qenë vendi ku i kishte fshehur gruaja e identifikuar si Fatime Reçi.


Reçi i kishte fshehur të gjitha sendet me vlerë në një çantë të vendosur rreth barkut që të dukej në formën e kërthizës.gruajajja

Siç raportojnë mediat turke, shtetasja shqiptare Fatime Reçi, avioni i së cilës u ul në Terminalin e Mbërritjeve Ndërkombëtare të Aeroportit të Stambollit u kap të premten e 14 janarit në mesditë, por lajmi është bërë i ditur dy ditët e fundit.

gruajaja

Policia e aeroportit e ndoqi Fatime Reçin pasi dyshonte në lëvizjet e saj. Më pas ajo u ndalua nga policia dhe iu nënshtrua një kontrolli bashkë me valixhen dhe çantën ku kishte fshehur sendet me vlerë.

Policia vërejti se Reçi kishte vendosur një çantë të veçantë në bark, poshtë rrobave, duke dhënë përshtypjen e kërthizës.

gruajajaj

Momenti i ndalimit të shqiptares dhe tentativës së saj për të kaluar sendet me vlerë në aeroport është kapur edhe nga kamerat e sigurisë.

100220221512474266322_3

Nga çanta e kontrolluar u gjetën 117 gram flori me vlerë tregu 2 milionë e 500 mijë lira, 14 ora dore me vlerë tregu 565 mijë lira të markave të ndryshme, bizhuteri ari të përbërë nga 588 gramë gjerdan unaza dhe vathë me vlerë tregu afërsisht 352 mijë lira, 104 gramë ari në pesha të ndryshme, në formën e monedhave, 817 gramë në përmasa dhe pesha të ndryshme dhe 8 shufra të vogla, me vlerë tregu afërsisht 83 mijë e 400.floririPolicia i sekuestroi gjithçka që gjeti në çantë ndërsa Fatime Reçi është lënë e lirë me kusht nga gjykata turke.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme