Sherr mes të rinjve në Elbasan, pas mbërritjes së policisë, ia “fusin” vrapit! Ja dyshimet për ngjarjen

Një sherr mes disa të rinjsh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.


Vetëm pak momente pasi u mbyllën lokalet, për shkak të orarit të kufizimit, një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Fillimisht ata kanë nisur me ofendime, të cilat më pas kanë degjeneruar në dhunë fizike.

Nga informacionet paraprake nga korrespondenti i Panorama.al, nuk bëhet ende i ditur shkaku i këtij konflikti.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa grupi i të rinjve janë larguar me vrap. Dyshohet se të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme