- Një grua ka kallëzuar burrin e saj për dhunë fizike.
Ngjarja ka ndodhur në Fier, ku gruaja ka tentuar edhe vetëvrasjen nga dhuna dhe keqtrajtimet e vazhdueshme.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se kanë vënë në pranga Shkëlqim Bregu, 33-vjeç.
Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin: Shkëlqim Bregu, 33 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 23.01.2018, bashkëshortja, shtetasja K.B, 24 vjeçe, kallzon se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, si edhe e ka kërcënuar për të mos kallzuar në polici.
Si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti, shtetasja K.B në datën 08.01.2018, ka tentuar të vetvritet duke pirë lëndë kimike (pesticide bujqësore).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosja për të moskallzuar” dhe “Shkaktimi i vetvrasjes” i mbetur në tentativë.