Gruevski: Do të rikthehem në pushtet

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka qen i ftuar në Alfa Tv ku ka folur për siutatën e tanishme politike dhe për votimin e Qeverisë së re të vendit.

Gruevski rikonfirmoi se nuk do të tërhiqet nga posti i liderit të OBRM-PDUKM-së, ndërkaq vlerësoi se kërkesa për hetime të deputetëve të tij për ngjarjet e 27 prillit paraqet tentim për shpërqëndrim të opinionit.

Ai ka folur për shumë gjëra. Në lidhje me Prokurorinë Speciale, e cila e ka përfshirë Gruevskin në disa lëndë hetimore, ish-kryeministri thotë se kjo prokurori është vënë në funksion të LSDM-së.

Në lidhje me reformat në gjyqësi, Gruevski deklaroi se për këtë gjë duhet dy e treta e votave të cilat LSDM-ja nuk i ka në dispozicion.

Duke iu qasur edhe një herë partisë që drejton, Gruevski paralajmëroi një proces të riorganizimit të brendshëm të partisë, freskimit të radhëve të saja, duke u zotuar se do të jenë opozitë e fuqishme, sipas tij, që shpejtë do të kthehet në pushtet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme