Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, u takua me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Në takim u diskutuan marrëdhëniet e shqiptarëve të Maqedonisë, gjendja aktuale politike dhe prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë.
Gruevski theksoi se është i hapur për bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë bazuar në një bazë parimore.
Në këtë kontekst nuk ndihmojnë dokumente të ndryshme të tilla si platforma e Tiranës,e cila që nga mënyra që ishte promovuar dhe ne thelbin e saj nuk do të kontriboj në zhvillimin e miqësisë bazuar në baza të ndershme midis dy vendeve dhe mund të ketë efekte negative në aspektin e bashkëjetesës të përbashkët në Maqedoni, tha Gruevski.
Është vërejtur se mbështetja e Republikës së Shqipërisë për integrimin në NATO është mirëpritur dhe se ka sfida të përbashkëta për përparimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Gruevski tha se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve duhet të zhvillohen dhe do të kontribojnë në zbutjen e atmosferës dhe në ndërtimin e besimit që nevojitet për përparimin ekonomik dhe politik në rajon./Almakos.com