Gruevski i ofron sërish LSDM-së deputetë për ta formuar qeverinë

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski vazhdon të bëjë thirrje kundër formimit të qeverisë nga LSDM dhe partitë shqiptare, duke thënë se populli nuk do të lejojë që në kurriz të tyre LSDM-ja të paguajë borxhet.

Gruevski kundërshtimin e tij e shprehu bazuar në protestat siç tha ai të qytetarëve, ndërsa edhe një herë i ofroi LSDM-së të gjithë deputetët e partisë së tij, për të formuar qeverinë.

Që nga arritja e marrëveshjes mes LSDM-së dhe partive shqiptare, në Maqedoni po organizohen protesta të përditshme, të cilat siç thonë, janë iniciativë qytetare, por që ka dëshmi të mjaftueshme që prapa tyre qëndron Gruevski dhe partia e tij.

Protestuesit kërkojnë që të mos pranohet platforma shqiptare dhe që gjuha shqipe të mos jetë gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme