Gruevski kërcënon Zaevin për shqiptarin që mund të emërohet kryetar kuvendi

VMRO-DPMNE do të përgjigjet ashpër dhe në mënyrë përkatëse nëse LSDM tenton në kundërshtim me rregulloren të emërojë kryetar të Kuvendit, ndërsa edhe populli nuk do të mbetet duarkryq, porositi sot lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

“Nëse LSDM hyn në skenar në sjellje të pa drejtë, të paligjshme, jo demokratike dhe në kundërshtim me rregulloren në Parlament duhet të dijë se VMRO-DPMNE do të reagojë ashpër, ndërsa duhet të presë se edhe populli në Maqeodni do të ketë reagim serioz, sipas atë që mund ta shohim këto ditë. Kjo do të ishte gabim i madh i LSDM-së në drejtim të prishjes së demokracisë dhe stabilitetit në Republikën e Maqedonisë”, tha Gruevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas vizitiës sallës së re në Shtëpinë e fëmijëve pa prindër “11 Tetori” në Shkup, transmeton Express.

Ai theksoi se populli është mjaft i sensibilizuar dhe i vetëdisjëm se, siç tha, Zaevi ka marrë obligim dhe se merr faturë për to.

Lideri i VMRO-DPMNE-së shtoi se populli është i vetëdijshëm, e di çfarë ndodh dhe sheh çfarë obligimesh ka ndërmarrë Zaevi dhe tashmë 40 ditë çdo ditë reagon nëpër rrugë.

LSDM-ja e Zoran Zaevit dhe partnerët e tij shqiptarë, të cilët bashkë kanë siguraur 67 vota në parlamentin 120-anëtarësh, paraqitën iniciativën për emërimin e Talat Xhaferit të Bashkimit Demokratik për Integrim kryetar të ri të Kuvendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme