Gruevski: Nuk jam antishqiptar. Po Burmali Xhamia?

Nikolla Gruevski ka deklaruar se nuk është antishqiptar, por se mediat e kanë krijuar një përceptim të tillë.

Risjellim faktet!

Pse u tentua ndërtimi i shtëpisë së oficerëve serbë në vendin ku ishte Burmali Xhamia?

Shtëpia e oficerëve serbë, një objekt i dikurshëm nga koha e  Mbretërisë serbe, do të rikthehet në sheshin e Shkupit, në vendin ku janë themelet e Burmali Xhamisë.

Projekti për ndërtimin e Shtëpisë së oficerëve do të nisë së ndërtuari dhe janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e një kompanie greke, e cila e ka fituar tokën për të ndërtuar këtë objekt bashkërisht me një hotel luksoz.

Objektet do të ngrihen në lokalitetin pranë themeleve ku dikur ka qenë një nga xhamitë qendrore të Shkupit “Burmali Xhamia”, për të cilën ishte ngritur zhurmë muajve dhe viteve të kaluara nga nisma qytetare fetare, por edhe nga institucioni qendror fetar, por tani gjithçka po kalon në heshtje.

Shtëpia e oficerëve serbë është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, por si investitor ka një kompani të huaj, e cila do të ndërtojë hotelin luksoz. Me ndërtimin e kësaj shtëpie synohet që Shkupit t’i rikthehet pamja dhe elementi serb nga koha e mbretërisë dhe pushtimit serb të Shkupit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme