“Gruevski pritet të heqë dorë nga formimi i Qeverisë”

VMRO-DPMNE pritet të heqë dorë nga formimi i qeverisë, për shkak të refuzimit të partive shqiptare që të bëjnë koalicion me ta, kanë deklaruar burime diplomatike në Shkup.

Sipas këtyre burimeve, të cilat i citon almakos, Gruevski është “dorëzuar” para ndërkombëtarëve dhe qeverinë e ardhshme do ta formojë LSDM-ja me partitë shqiptare, pasi Zaev ka pranuar avancimin e disa çështjeve kyçe për shqiptarët. Ato nuk kanë përmendur partitë shqiptare që do të marrin pjesë në qeveri.

Mirëpo zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski i hedh poshtë si të pavërteta këto informacione, madje duke shtuar se VMRO-DPMNE është e obliguar të bëjë “gjithçka” që ta respektojë vullnetin e qytetarëve.

“Këto informacione janë plotësisht të pavërteta. VMRO fitoi në këto zgjedhje dhe e ka legjitimitetin dhe përkrahjen e plotë të popullit për të themeluar qeverinë. VMRO-DPMNE ka obligim që të bëjë gjithçka që ta plotësojë vullnetin e shumicës së popullit”, deklaroi Kotevski.

Ai thekson se mandatar i VMRO-DPMNE-së për të formuar qeverinë ende është Nikola Gruevski. “Ky qëndrim nuk ka ndryshuar. Ai ishte bartës i të gjitha aktiviteteve parazgjedhore dhe fitoi besimin e qytetarëve”, thekson Kotevski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme