Grujevski e Boshkovski nesër në Gjykatën e Lartë

Dyshja e arratisur, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski nesër në Athinë do të merren në pyetje në Gjykatën Supreme, pasi që parashtruan ankesë ndaj vendimit që të ekstradohen në Maqedoni.
Ata sot duhej para Komisionit në Selanik ta arsyetojnë kërkesën për azil politik, që e parashtruan pasi u arrestuan në Greqi. Kjo marrje në pyetje u prolongua për shkak të ankesës për ekstradim.
Grujevski dhe Boshkovski u arrestuan në aeroportin e Selanikut gjatë tentimit për të shkuar në Hungari. Ata ishin në arrati pasi që u është shqiptuar paraburgim.
Gjatë arratisjes kanë përdorur pasaporta të rrejshme bullgare. Grujevski përdorte emrin Hristo Atanasov, ndërsa Boshkovski emrin Nexhbi Hasan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme