Grykësit e Kosovës me shumë vende të punës, kolegët e tyre të papunë(!)

Sakte.net / e Martë 27 Shtator 2016 / 12:17 

Shkruan: Shemsi Reçica

Grykësit e Kosovës kanë disa vende të punës: pozita të larta në partitë e tyre dhe, njëkohësisht, pozita të larta në institucionet shtetërore të vendit. Ata janë anëtarë të ekipeve negociuese dhe të delegacioneve shtetërore, përfaqësues të Kosovës në vende të ndryshme të botës, pjesëmarrës në forume e konferenca vendore e ndërkombëtare, këshilltarë të lartë të shefave të tyre, në parti dhe në pushtet, pjesëmarrës në debate televizive.

Ata kanë edhe angazhime në universitete publike dhe në kolegje private të Kosovës, ndërkohë që kolegët e tyre, më të formuar dhe më të ngritur profesionalisht, janë të papunë, pa e permendur, këtu, brezin e ri, të shkolluar brenda dhe jashtë vendit.

Grykësit e Kosovës udhëtojnë zyrtarisht e privatisht, brenda e jashtë vendit, marrin mëditje të majme, kanë vetura luksoze e telefona mobilë zyrtarë, shtrojnë dreka e darka, – të gjitha me paratë e taksapaguesve të varfër të vendit, ndërkohë që kolegët e tyre as mund t‘i botojnë veprat e tyre, as të udhëtojnë jashtë vendit, për qëllime shkencore, dhe jetojnë në mjerim e në skamje.

Dhe, për më tepër, grykësit e Kosovës merren edhe me punë „shkencore“. Krahas angazhimeve publike të tyre, ata i kanë botuar në disa vëllime, veprat e tyre „shkencore” e publicistike.

Grykësit e Kosovës janë kujdesur që, krahas shumë vendeve të punës që i kryejnë aktualish, t’i sigurojnë vetvetes vend të punës edhe në të ardhmen, pas përfundimit të mandateve të tyre, ndëkohë që kolegët e tyre dhe gjeneratat e reja, nuk kanë punë sot, as shpresojnë që do të gjejnë punë nesër.

Kosova ka grykës të pangopshëm në partitë politike dhe, sidomos, në institucionet shtetërore(!)

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme