Guardiola: Ndaj Newcastlet treguam pse fitojmë sa shumë trofe

Manchester City ka marrë fitoren e dytë në dy javë të Ligës Premier pasi ka mposhtur Newcaslten me rezultat minimal 1-0.

Vendimtar për këtë fitore të Cityt ka qenë goli i Julian Alvarez në pjesën e parë, teksa pas sfidës trajneri Pep Guardiola lavdëroi djemtë e tij.

Spanjolli theksoi se ndeshja ndaj Newcastle tregoi pse skuadra e tij është aq e suksesshme pasi lojtarët treguan mentalitetin e duhur për të marrë pikët e plota pavarësisht lëndimeve dhe faktit që kishin pak ditë pushim.

“Ndeshja ndaj Newcastle tregoi më së miri pse kjo skuadër ka fituar kaq shumë tituj”.

“Mentaliteti i lojtarëve më befasongjithmonë. Këtë ndeshje ishim në kushte të vështira, shumë pak pushim, lojtarë të dëmtuar dhe pavarësisht këtyre luajtëm shumë mirë”.

“Përkushtimi në fushë ishte maksimal dhe unë jam shumë i lumtur me paraqitjen e lojtarëve. Ishte një fitore e merituar ndërkohë që mund të kishim shënuar edhe më shumë.

“I thashë lojtarëve se duhej të bënim një sforco, kështu ishte kalendari i Premier League dhe ne duhej të ishim gati. E pranuam me kënaqësi sfidën, sjellja e lojtarëve ishte e jashtëzakonshme”, u shpreh Guardiola.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme