Guvernatori i BSH: Kursi i këmbimit, ka qenë relativisht i qëndrueshëm! Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3%

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se kursi i këmbimit ka qenë relativisht i qëndrueshëm. Në deklaratën pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së BSH, guvernatori u shpreh se u vendos që të mbahet e pandryshuar norma bazë e interesit në nivelin 3%.  


sejko

“Paga mesatare në sektorin privat u rrit me 6.9% në tremujorin e dytë. Politika monetare e ndjekur gjatë dy viteve të shkuara ka rezultuar e suksesshme.

Kujdesi i treguar në reagimin e politikës monetare ka luajtur një ambient akomodues financiar. Normat e interesit të depozitave, kredive dhe letrave me vlerë ka ardhur në rënie.

Kushtet e kreditimit vijojnë të mbeten stimuluese, duke ilustruar një përqasje pozitive.  Kursi i këmbimit ka qenë relativisht i qëndrueshëm në tre mujorin e tretë duke pasqyruar një nivel më të lartë blerje valutash nga BSH.

Aktivitet ekonomik pritet të rritet në horizontin afatmesëm, i nxitur nga kërkesa e brendshme dhe e huaj.

Këshilli Mbikëqyrës i BSH vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3%. Gjithashtu të mbajë të pandryshuar normanë e interesit të depozitës njëditore ne nivelin 2% dhe të mbajë të pandryshuar normën e kredisë një ditore në nivelin 4%”, tha nder te tjera Guvernatori i BSH.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme