Habit Rovena Stefa, tregon historinë tragjike: Ishim 16-17 vjeçe, më rrëmbyen shoqen

Përgjatë ditës së sotme, banorët e “BBVK” kanë rrëfyer ngjarje personale të cilat kanë ndodhur vite më parë.

Një prej tyre ka qenë dhe këngëtarja Rovena Stefa, e cila ka treguar një histori në tragjedinë e luftës civile të ’97-ës.

Ajo u rrëfeu banorëve se si bandat në Elbasan kishin dalë të rrëmbejnë gocat, e që ‘viktimë’ e tyre ngeli një shoqe e saj.

“Ne ishim 16-17 vjeçe. Ecnim me frikë deri shkonim tek kalaja, aty unë kisha tezen time. Nuk e harroj asnjëherë atë frikë që dëshironin të na rrëmbenin, dhe njërën nga shoqen tonë e kanë rrëmbyer. Ajo më vonë u lajmërua në Itali. U shpëtua nga murgeshat dhe pas një viti shfrytëzimi të saj në Itali arriti të denoncojë gjithë grupin dhe të shpëtoj.”-u shpreh ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme