Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn dhe se Bashkimi Europian nuk do të pranojë asnjë vend që ka probleme me fqinjët
Hahn: Dera e BE mbetet e hapur dhe do të jetë e hapur. Është një perspektivë që shkon deri në 2025. 6 partnerët tanë në rajon janë pjesë e Europës si gjeogrfikisht edhe emocionalisht. Procesi i integrimit nuk mund të jetë i kompletuar pa ta.
Kriza e emigrantëve tregoi qartë se kufijtë nuk ekzistojnë kur përballemi me sfida. BE e ka përsëritur këtë perspektivë europiane, por është një tjetër hap strategjik përpara.
Është një investim gjeostrategjik në Europë, ne nuk duhet të lëmë vakum në dyer tona. Kjo është një perspektivë e përbashkët.
“Nuk ka dreka falas” për vendet e Ballkanit, duhet të jenë të dedikuar vendet e Ballkanit, duhet të jenë të përkatitur si në aspektin teknik ashtu edhe për të qenë në një linjë me vlerat europiane. Kjo nuk është një ftesë që vendet ballkanike të heqin dorë në plotësimin e reformave.
Ky proces do të varet nga progresi personal i çdo vendi që synon të anëtarësohet. Ballkani duhet urgjentisht të plotësojë prioritet kyce, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, reformat ekonomike.
Të gjitha çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bindëse në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet. BE nuk do të pranojë vende me konflikte me fqinjët.
Unioni edhe vetë duhet ta përmirësojë idenë e mbështetjes për zgjerim./dritare.net