Hahn do të kërkojë sqarim nga Orbani mbi çfarë baze iu dha azili Gruevskit

Eurokomisari për zgjerim Johanes Han sot në mëngjes në Tuiter njoftoi se nëse konfirmohet informacioni se Hungaria e ka lejuar azilin për Nikolla Gruevsklin, ai nga Viktor Orban pret sqarim solid për bazat e azilit.

“Qeverisja e të drejtës mbetet parim themelor për vendet anëtare dhe vendet kandidate në të njëjtën mënyrë. Kyçe është për kredibilitetin e Evropës. Është e habitshme që Hungaria e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE, por nuk e mendon si të sigurt”, ka shkruar Han.

Megjithatë, Komisioni Evropian ende nuk është deklaruar për këtë rast. Sa i përket Parlamentit Evropian, vetëm partitë politike të të Gjelbërve dhe të Socialdemokratëve dolën me reagime. Vendet anëtare të BE-së gjithashtu nuk komentuan për rastin.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme