Hahn kërkon zgjidhje sa më të shpejt për taksën

Komisioneri i BE-së, Johanes Hahn, në samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet sot në Poznan të Polonisë, ka përmendur edhe çështjen e taksës që Kosova ka vënë për produktet serbe dhe boshnjake.

Ai ka bërë thirrje që të zgjidhet kjo çështje sa më shpejt të jetë e mundur, njofton Klan Kosova.

“Ne shpresojmë që të nënshkruajmë këtu në Poznan disa marrëveshje për të liberalizuar tregtinë dhe për të lehtësuar shërbimet. Ne kundërshtojmë fuqimisht imponimin e barrierave tregtare si një mjet për presion politik “.

Ai shtoi se krerët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit kuptimplotë pasi ato janë parakushte për t’u bashkuar me BE.

Ai gjithashtu tha se gjithë rajoni duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë Veriore dhe të rrisë ritmin e reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisjen e mirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme