E hëne 14 Nentor 2016 – Sakte.net /
Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Hahn ka thënë se shpresoj që ky përparim do të përshpejtojë marrëveshjet e tjera, siç është ajo e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes së energjetikës, shkruan Express.
“E përshëndes marrëveshjen e arritur sot ndërmjet dy palëve për zbatimin e mëtejmë të marrëveshjes për telekomunikacionin. Shpresoj se ky përparim do t’i përshpejtojë marrëveshjet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe energjetikës”, ka Hahn në Twitter./Express