Hahn: Ndikimi rus dhe dalja e Britanisë u ka sjellë mundësi vendeve të Ballkanit për të hyrë në BE

Serbia dhe Maili i Zi do të jenë vendet që do t’iu bashkohën Bashkimit Evropian sipas të gjitha gjasave në vitin 2025, tha në një intervistë zyrtari i bllokut përgjegjës për ofertat e anëtarësimit.

Bashkimi Evropian po nis një përpjekje diplomatike për të përshpejtuar hapat për të sjellë gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor në BE pas disa vite ndalimi të progresit, transmeton Periskopi.

“Është koha që ta përfundojmë punën e vitit 1989,” tha për “Reuters” komisioneri për Evropë, Johannes Hahn, duke iu referuar Evropës lindore pas thyerjes së murit të Berlinit.

“Ne kemi vendosur 2025 si një datë treguese për Serbinë dhe Malin e Zi, e cila është realiste por gjithashtu edhe shumë ambicioze.”

Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedona, Mali i Zi dhe Serbia të gjitha shpresojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian kanë parë shanset e anëtarësimit të tyre në vitet e fundit, pasi politikanët e bllokut, të ballafaquar me euroskepticizmin në rritje në vend, kriza e eurozonës 2009-2013 dhe votimi i Britanisë për t’u larguar nga blloku, duket se humbasin interesin.

Por rritja e influencës së Rusisë, kriza e emigrimit mbizotëron rajonin, zhvendosja e Turqisë në një shtet autoritar dhe dëshira për një Evropë më të dobët pas daljës së Britanisë në 2019 i ka dhënë Ballkanit një mundësi.

“Ose ne e eksportojmë stabilitetin në rajon ose importojmë paqëndrueshmëri,” tha Hahn, duke argumentuar se procesi i pranimit në BE ishte mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe kërcënimin e autoritarizmit në rajon./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme