Hahn: Respektoni shqiptarët – Qeveria e re, sa më shpejt

“Askush nuk duhet të tundohet që të luajë me zjarrin. Jemi thellësisht të shqetësuar me tensionet dhe gjuhën e urrejtjes në vend. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore në shoqëritë demokratike, por ato vijnë bashkë me përgjegjësitë”.

Deklarata e përbashkët e Komisionerit të Zgjerimit, Johannes Hahn me tre eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flackeinstein në fund të ndalesës së tyre në Shkup, ishte e fortë dhe e drejtpërdrejtë.

“Inkurajojmë Presidentin Ivanov ta rishikojë me urgjencë pozicionin e tij sepse nuk ka kohë për të humbur. Bëjmë thirrje për krijimin e shpejtë të qeverisë së re, që të jetë e përkushtuar në implementimin e reformave. Partitë dhe ekzekutivi duhet të vazhdojnë me zbatimin e të gjitha pjesëve të Marrëveshjes së Përzhinës”, thuhet në deklaratë.

“Të gjitha palëve nga ana tjetër u kërkohet të përmbahen nga çdo lloj veprimi apo sulmesh verbale që mund të shkaktojnë tensione ndëretnike apo të përkeqësojnë marrëdhëniet ndërfqinjësore. Retorika negative që i është drejtuar bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare është plotësisht kontraproduktive dhe varros imazhin ndërkombëtar të vendit tuaj”, theksoi Hahn.

“Është e rëndësishme të respektosh etnitë e ndryshme që jetojnë në këtë vend dhe të bashkëjetoni me ata. E kuptoj që pjesë të ndryshme të shoqërisë kanë pikëpamje të ndryshme. Por, ajo që dëgjova sot është se çdokush është i angazhuar për të zbatuar Kushtetutën dhe ta respektojë atë. Në respekt të detyrës së kryetarit të shtetit në një vend demokratik, nuk dua të komentoj mbi takimin e munguar me Ivanovin. Të gjithë presin nga ai të marrë pjesë dhe të kontribuojë në një zgjidhje paqësore dhe me negociata”, deklaroi Hahn.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme