LDK-së i ka humbur rruga në oborr

Deputetë dhe analistë në vend thonë se LDK-ja,  duke bërë koalicion me PDK-në, ka humbur çdo parim dhe është e turpshme që të kërkohet zbardhja e vrasjeve të pasluftës nga dikush tjetër, ndërsa  je në pushtet dhe i ke në dorë gjithë mekanizmat për zbulimin e tyre.

Deputeti nga radhët e LDK-së Adem Salihaj, në një prononcim për Sovrani.info  tha se është hipokrizi dhe e pamoralshme të kërkohen zbardhjet e pasluftës nga një subjekt i cili i ka pasur të gjitha mekanizmat në dorë për zbardhjen e tyre.

“Është tepër e pamoralshme dhe hipokrizi e pafund të kërkosh zbardhjen e vrasjeve politike kur je në pushtet dhe i ke në dorë gjithë mekanizmat për zbulimin e tyre, përfshire edhe Ministrinë e punëve të brendshme”, tha ai.

Ai po ashtu ka thënë se kjo kërkesë fyen dhe poshtëron kujtimin për të vrarët.

“Kjo kërkesë është kërkese jo logjike dhe tejet hipokrite, është stërkonsumuar nga LDK-ja, e cila dy herë ishte në pushtet dhe dy herë drejtonte Ministrinë e Punëve të Brendshme. Vrasja e veprimtareve te devotshëm të LDK-së më nuk mund te përdoret për konsum politik të fushatave zgjedhore, duke fyer e poshtëruar kujtimin për të vrarët”, deklaroi Salihaj.

Ndërsa analisti politik Haki Abazi, thotë se lidershipit të LDK-së i ka humbur rruga në oborr dhe ata nuk kanë asnjë parim sa i përket zbardhjes së vrasjeve të pasluftës, sepse që nga 2014 kanë qenë në Qeveri dhe nuk kanë bërë asnjë hap drejt zbardhjes së tyre.

Sipas Abazit, LDK-ja veçse i ka krijuar mundësi ardhjes në pushtet ish-udhëheqëseve të SHIK-ut- dhe ka vërtetuar edhe një herë tradhtinë që kanë bërë ndaj Ibrahim Rugovës.

“Turpi nuk ka fund. Lidershipi i LDK-së po tregon edhe një herë që i ka humbur rruga në oborr duke qenë joparimor dhe i pa parim sa i përket drejtësisë. Që nga 2014 kanë qenë në Qeveri dhe asnjë herë, në asnjë formë nuk kanë kërkuar gjetjen dhe sjelljen para drejtësisë të autorëve të vrasjeve politike. Përkundrazi lidershipi i LDK-së, i ka krijuar mundësi ardhjes në pushtet të ish-udhëheqësve të SHIK-ut dhe  edhe një herë kanë vërtetuar tradhtinë që kanë bërë ndaj Ibrahim Rugovës dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij”, u shpreh ai.

Më tej Abazi tha se ky lidership nuk ka ngritur si çështje të diskutimit në Bruksel  vrasjen e Fehmi Aganit dhe intelektualeve tjerë dhe është e papranueshme që këto vrasje të përdoren si material paraelektoral.

“Përveç që nuk është  kërkuar zbardhja e vrasjeve politike të bashkëpunëtorëve, ata nuk kanë ngritur në Bruksel çështjen e vrasjes së Fehmi Aganit dhe intelektualeve tjerë të vrarë gjatë luftës. Është e papranueshme që vrasjet politike të konsiderohen material para elektoral dhe kjo e bën edhe më pak etike qasjen e lidershipit të LDK-së. Ky është  po i njëjti  lidership që ka hyrë në koalicion me PDK-në,  edhe përkundër premtimit që kishin bërë gjatë fushatës së fundit. Pyetja është kush ju beson më?”, përfundoi ai.

Ndryshe krerët e Lidhjes Demokratike të dielën e kaluar, në shënimin e 27 vjetorit të themelimit të LDK-së në Podujevë, përmendën dhe kërkuan zbardhjen e vrasjeve të pasluftës. Kjo kërkesë u pasua nga reagime të shumta dhe u cilësua hipokrizi e Lidhjes Demokratike të Kosovës.  duke u munduar të sjellin vetën e tyre si viktimë para elektoratit të tyre./Sovrani.info/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme