Hahn sjell ofertën për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Komisari europian për Polikë të fqinjësisë së mirë dhe zgjerim Johannes Hahn sot shkon në Maqedoni, Shkup, e nuk përjashtohet mundësia se ai do të mund të sillte propozimin për formimin e “koalicionit të gjerë” të partive përfaqësuesit e të cilëve do të themelonin qeverinë, transmeton Koha.net.

Hahn do të marrë pjesë në punën e takimit ministror “të gjashtës ballkanoperëndimore” që do të tubojë ministrat ePunëve të Jashtme e të Energjisë.

Nga Brukseli, siç njofto aljaazera, Hahhn do të ketë takime bilaterale me përfaqësuesit e partive parlamentare në Maqedoni.
Bashkësia ndërkombëtare para disa javësh Shkupin e ka porositur disa herë se pret formimin e Qeverisë që do të ketë përkrahje të gjerë parlamentare.

Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE –së, dështoi të themelonte Qeverinë me BDI-në pasi nuk përfilli kërkesat e shqiptarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme