Komisioneri evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Hahn po vazhdon turin e tij të vizitave nëpër disa vende të Ballkanit.
Hahn ka deklaruar se kushtet që i ka vendosur BE për anëtarësim nuk do të largohen, por as nuk do të ketë kushte të reja.
Ai ka bërë të ditur se secili shtet veç e veç do të anëtarësohet në bazë të meritave.
“Strategjia e zgjerimit lë të kuptohet se çfarë është e mundur për të gjitha vendet e rajonit, dhe anëtarësimi është i bazuar në meritat e secilit vend”, ka thënë Hahn.
Këto deklarimi ai i bëri gjatë vizitës në Mal të Zi.
Hahn theksoi Mali i Zi do të jetë ndër shtetet e para të Ballkanit që do të mund të bëhet pjesë e BE-së.
“Anëtarësimi në BE nuk është vetëm synim strategjik i Malit të Zi, por edhe i BE-së. Gjë e cila është treguar edhe në Strategjinë e zgjerimit”, ka thënë Hahn.
Ndryshe, sipas kësaj strategjia Mali i Zi dhe Serbia do të mund të jenë pjesë e BE-së deri në vitin 2025.