Haki Abazi godet Isa Mustafën, ia kujton se kohë më parë duhej të dorëhiqej

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, ka vlerësuar se LDK ka probleme të shumta aktualisht, e veçmas pas hyrjes në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Ndërkohë, ka konsideruar se kryeministri aktual, Isa Mustafa do të duhej të jepte dorëheqje, pas dështimeve.

“LDK ka probleme të shumta, posaçërisht pas hyrjes në koalicion me PDK-në, që ishte premtimi kryesor që i kishte bërë elektoriatit të saj”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Ky veprim sipas Abazit, ia ka pamundësuar LDK-së që të jetë faktor në politikën kosovare.

“Kjo e ka vrarë përgjithmonë mundësinë e lidershpit të tanishëm të LDK-së për të qenë faktor në politikën kosovare..Por, gjithsesi ky lidership i LDK-së ka humbur edhe seriozitetin para bashkësisë ndërkombëtare, duke mos qenë në gjendje të realizojë asnjë premtim dhe objektiv”, ka potencuar ai.

Ndërkohë, ka konsideruar se pas dështimit të kryeministrit në Bruksel, i cili shkoi për ta bindur BE-në për ta hequr demarkacionin si kusht për viza, ai duhet të japë dorëheqje.

“Pas Brukselit Isa Mustafa do të duhej të jepte dorëheqje, por nuk ka përgjegjësi as ai, as Veseli e as Thaçi dhe po vazhdojnë në fakt të mbajnë peng Kosovën në të gjitha drejtimet”, ka përfunduar Abazi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme