Haki Rugova fton qytetarët të dalin sa më shumë në votime

Kandidati i LDK-së, Haki Rugova ka kryer obligimin e tij qytetar, me ç’rast ka votuar në gjimnazin “Haxhi Zeka”, të kësaj komune.

Ai pas votimit ka thënë se pret nga qytetarët që të dalin sa më shumë në votime, transmeton Indeksonline.

Rugova ka treguar se në rast se procesi i votimit shkon në mënyrë të rregullt, ai do ta pranojë rezultatin e KQZ-së.

“Unë dhash votën për  të tretën herë, nuk pata problem ta gjejë derën në qendër të votimit, unë pres votim të mirë, ashtu siç din qytetarët e Istogut dhe të shkojë kjo ditë ashtu qysh është më së miri, pak me keqardhje i ftojë qytetarët të dalin sa më shumë në votime, e di se është pak e mundimshme se është hera e tretë por unë besoj që qytetarët të dalin sa më shumë, dhe ky proces të shkojë mirë dhe mos të ketë përsëritje të zgjedhjeve”, tha ai.

“Rezultati në qoftë se procesi vijon krejt në rregull zakonisht se do të pranohet nga unë”, ka thënë Rugova pas votimit.

Ndryshe, në Istog po vazhdon të votohet në të gjitha qendrat e vend-votimeve ku në garë janë Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj nga AAK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme