Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, është paraqitur në seancën dëgjimore që po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Pejë.
Ai së bashku me dy zyrtarë të tjerë do të përballen me kërkesën e Prokurorisë për shqiptimin e ndonjërës nga masat për sigurimin e tyre në procedurë.
Kujtojmë se të premten, kryetari Haki Rugova së bashku me ish-nënkryetarin e Komunës, Lulzim Blakaj, dhe një zyrtar tjetër të Komunës, Faton Bujupi, janë arrestuar nën dyshimet për “keqpërdorim i detyrës zyrtare, konflikt interesi dhe falsifikimi i dokumenteve”.
Kjo seancë dëgjimore është e mbyllur për media.