Haley jep dorëheqje nga posti i ambasadores në Kombe të Bashkuara

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka dhënë dorëheqje, transmeton Periskopi.

Kështu, ajo ka lënë Shtëpinë e Bardhë me një zë më pak republikan në kabinetin e punëve të jashtëm të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ish-guvernatorja nga Karolina e Jugut, Nikki Haley është e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj presidentit aktual amerikan, Donald Trump.

Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ajo kishte paralajmëruar presidentin Trump se tendenca e tij për t’i goditur vazhdimisht kritikët mund të shkaktojë luftë botërore.

E bija e emigrantëve nga India favorizonte tregjet e lira dhe tregtinë globale.

Shpeshherë ajo është përplasur edhe me shefin e saj, sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, i cili disa herë i kishte kërkuar asaj që t’i qartësonte qëndrimet e saj publike lidhur me Uashingtonin,

Haley në Kombe të Bashkuara kishte qenë një nga zërat më të fuqishëm kundër dhunës në shtetet e lindjes, sidomos në Siri, ku kundërshtonte fuqishëm gjenocidin që po ndodhte atje për disa vite me radhë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme