Dacic provokon: Kosova ta pranojë autonominë brenda Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka komentuar thirrjet bërë Serbisë që ta njeh Kosovën shtet.

Dacic, duke iu referuar me ‘’doktorë politikë’’ atyre që bëjnë thirrje që Serbia ta njoh Kosovën, tha se këshillojnë vendin e tij të kthehet nga e ardhmja, duke aluduar në njohjën e Kosovës, transmeton gazetametro.net

Në lidhje me këtë, ai ka thënë pse Prishtina nuk kërkon të kthehet nga e ardhmja dhe ta pranojë autonominë e Kosovës brenda Serbisë.

“Çfarë do të thotë të kthehemi nga e ardhmja?” u pyet Dacic i cili sot ka marrë pjesë në panelin e “Sfidave të Sigurisë në Ballkan” në Timisoara, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Meleskanu.

“Një formulim të tillë e përdorin doktorët politikë kur është në pyetje Kosova. Kthehuni nga e ardhmja, dorëzojeni Kosovën. Ju them t’i thonë atyre në Prishtinë të kthehen nga e ardhmja, të pranojnë autonominë në Serbi. Kjo i bie njësoj sikurse kur e rrihni dikë dhe i thoni kthehu nga e ardhmja. Nuk është aq e thjeshtë”, shtoi ai.

“E kemi fjalën për një problem konkret, i cili është duke vazhduar, i cili po zgjidhet. Nuk flasim për shekullin e kaluar. Mund t’i thoni spanjollëve dhe katalanëve të kthehen nga e ardhmja. Mund t’i thoni Moldavisë dhe moldavëve, të kthehen nga e ardhmja. Ne jemi në proces të zgjidhjes së kësaj çështjeje dhe ende nuk ka përfunduar, e ju duhet të jeni më direkt dhe të na tregoni se çfarë mendoni”, përfundoi Dacic.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme