Haliti: LDK, më mirë me neve sesa me AAK-në

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se një qeverisje me një bashkëpunim të mundshëm me grupin parlamentar Lista Serbe, nuk do të ishte aspak problematike, madje sipas tij, secili subjekt partiak do duhej ta bënte një bashkëpunim të tilë, për të mirën e vendit.

Në Info Magazine të Klan Kosova, Xhavit Haliti tha se kushdo që mbetet në opozitë, duhet të votojë pro-interesave të vendit, derisa dhe komentoi një koalicion të mundshëm qeverisës në mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai duke folur për përfshirjen e Listës Serbe në Qeveri tha se ”Duhet të ketë kujdes, sepse mund të ketë mundësi nga Beogradi ta bllokojë procesin”.

Hliti foli edhe për mundësinë e një bashkë qeverisjeje me LDK-në.

“Ne kemi qenë me LDK-në në tre mandate. Kemi qenë bashkë gjatë qeverisjes së Bajram Rexhepit e në Qeverinë e Hashim Thaçit, e tash me Isa Mustafën”.

”Ne kemi pas probleme. Ka funksionuar mirë, por ka pasur problemet e veta si koalicion. S’do të thosha që janë gabime vetëm të LDK-së, por edhe ne si grup parlamentar kemi pas të metat tona në deklarime për ministritë e Qeverinë. Do ta ketë shumë më të vështirë që të qeverisë me AAK-në sesa me PDK-në”, tha ai.

Duke komentuar dorëheqjen e Shukri Bujës ai tha se ”Nuk më bëri përshtypje sepse Shukri Buja do duhej të jetë autokritik, për rezultatin që kemi marr si PDK”, ka thënë Haliti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme