Hamasi: Ndalimi i Al Jazeera-s nga Izraeli, vendim hakmarrës për mbulimin e të vërtetave

Lëvizja Hamas e ka cilësuar si “një iniciativë hakmarrëse për mbulimin e të vërtetave” vendimin e Izraelit i cili ndalon televizionin Al Jazeera të transmetojë në Izrael, transmeton Anadolu.

Përmes një deklarate Hamasi ka reaguar ndaj vendimit të miratuar në parlamentin izraelit për ndalimin e Al Jazeera-s.

“Vendimi tregon se është përpjekje e Netanyahut për të mbuluar të vërtetat dhe krimet e tmerrshme që ka kryer. Ndalimi i Al Jazeera-s është vendim hakmarrës për mbulimin e të vërtetave”, thuhet në deklaratë.

“Ky vendim hakmarrës është kurorëzim i kufizimeve, bllokadës dhe veprimeve terroriste që pushtuesi fashist zbaton nga gazetarëve dhe punonjësve të lajmeve si dhe krimeve dhe shkeljeve të kryera ndaj tyre”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë nga komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat e medias kërkohet që t’i njoftohen botës krimet e kryera nga sionizmi dhe të dënojnë qëllimet e forcave pushtuese për të paraqitur qëndrimet e tyre brutale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme