Hamza-Haxhiut: A është e drejtë që deputeti të ketë pagën dyfish më të madhe se të ministrit?

Ministri i Financave, Bedri Hamza sa i përket vendimit për rritjen e pagave të kryeministrit, ministrave dhe kategorive tjera të Qeverisë, ka thënë se duhet të pritet vendimi ligjor për të vazhduar më tej me zbatimin ose jo të rritjes së pagave.

Sipas tij ligjet që lidhen me reformën e Administratës Publike duhet të sillen në Kuvend dhe të aprovohen.

“Sa i përket vendimit të parë që ka të bëj me rritjen e pagave të kryeministrit, ministrave dhe kategorive tjera të Qeverisë që pastaj ka implikime edhe të lidhjes së pagave të kategorive tjera, kam thënë edhe më parë dhe tash se duhet të zbatohet kjo gjë në bazë të ligji. Është një vendim që nuk ka prodhuar asnjë efekt financiar. Nuk është zbatuar dhe nuk është praktikuar ende sepse duam të kemi një sqarim juridik. Pra po presim vendimet e Gjykatave. Pra ligjet që lidhen me reformën e Administratës Publike duhet të sillen në Kuvend dhe të aprovohen”, ka thënë ai, transmeton  Indeksonline.

Më tej, ai ka shtuar se  rritja e pagave nuk është hera e parë që po ndodh tani me këtë Qeveri, pasi, sipas tij, edhe në të kaluarën është bërë një gjë e tillë.

Ndryshe, ai i është drejtuar deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiut me një pyetje: “se a është e drejtë që deputeti të këtë pagën dyfish më të madhe se të ministrit?”

“Po i drejtohem zonja Haxhiut: Tregoma një vend ku deputeti ka pagën më të madhe, pra dyfish më të madhe se të kryeministrit dhe ministrave? Merre pak me qetësi dhe kur të ngirtesh çështjet, duhet t’i ngrisim siç duhet”, ka shtuar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme