Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se janë hapur aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune.
Përmes një postimi në Facebook, Rama sqaron se mund të aplikojnë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, të cilët zotërojnë një diplomë Bachelor.
Afati i fundit i aplikimit është deri më datë 15 gusht 2024, ndëra aplikimi bëhet në linkun https:/ / praktika.riniafemijet.gov.al.
Postimi i plotë:
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike, për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, dhe ku secili i interesuar mund të bëhet pjesë e thirrjes deri më 15 gusht 2024, duke aplikuar në linkun https://praktika.riniafemijet.gov.al, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.