Hapen regjistrimet për Arsimin Profesional, Rama apel të rinjve: “Bëni zgjedhjen e duhur!”


Janë çelur zyrtarisht regjistrimet për Arsimin Profesional për vitin e ri shkollor. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku u bën thirrje të rinjve që të zgjedhin me kujdes drejtimin e së ardhmes së tyre.

Regjistrimet në Arsimin Profesional janë hapur. Bëj zgjedhjen e duhur. Regjistrohu përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë”, shkruan Rama.

Të interesuarit mund të aplikojnë online përmes platformës e-Albania, ndërsa për më shumë informacion rreth degëve, shkollave dhe mundësive të punësimit pas përfundimit të studimeve, mund të vizitojnë faqen zyrtare www.aftesi.al

https://www.facebook.com/share/v/19HKr7aqiW/?mibextid=wwXIfr

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme