Prej vitesh pa ujë të pijshëm, “Tak-Fak” zgjidh problemin e banorëve në Polis! Drejtori teknik i ujësjellësit dhe inxhinieri i firmës: Do shtrihet një linjë të re nga vetë kompania

Pasi mori shqetësimet e banorëve të fshatit Polis për mungesën e ujit të pijshëm, “Tak-Fak” shkoi te Bashkia Librazhd, për të mësuar nëse e ka marrë në dorëzim bashkia apo jo.


Në një komunikim me kryetarin e Bashkisë nëpërmjet telefonit, ai vetë thotë se nuk e ka marrë në dorëzim pasi nuk kishte qenë në detyrë në atë kohë, dhe gjithashtu tha se nëse donim më tepër informacion, të linin një kërkesë. Gazetarja e “Tak Fak”, Anxhela Gjiriti, priti aty deri në orën 4, por pa rezultat.

Por “Tak-Fak” e ndoqi edhe më tej këtë çështje, pasi shkoi tek Ujësjellës Kanalizme në qytetin e Librazhdit. Drejtori teknik së bashku me inxhinierin e firmës fituese shkojnë dhe shohim se ujë nuk ka.

Ata do të marrin masat dhe do fillojë puna për ndërtimin e një linje tjetër, e cila do të jetë me financim nga vetë firma që e ka ndërtuar dhe kështu zgjidhet problemi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme