Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Skenderaj, ku humbi jetën E.B 13 vjeç dhe motra e tij mbeti e lënduar por jashtë rrezikut për jetë.
Familja Bajrami nga Klina e Ulët sot ka hapur dyert për ngushëllim.
Një veturë ka shkelur dje dy fëmijë (vëlla e motër) dhe një grua afër spitalit në Skenderaj.
Por, fëmija i moshës 13 vjeçare nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.
“Të dytë i kam sjellë në QKUK, ku djali i moshës rreth 12-13 vjeçar ka vdekur. Ndërsa, motra e tij e vogël 2 vjeçare është jashtë rrezikut për jetë”, është konfirmuar dje.