Maqedoni: Hapet kapaciteti prodhues i kompanisë së parë të licencuar për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore

Kompania e parë e Maqedonisë e licencuar për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore “NJSK Holding” sot e hapi kapacitetin prodhues për të cilin u investuan mbi 16 milionë euro.

Fabrika e re shtrihet në sipërfaqe prej 17.800 metra katrorë në zonën industriale Qojlia në Komunën e Petrovecit.

Reparti i ri prodhues disponon me pajisjen më bashkëkohore për laborator fizik dhe mikrobiologjik për të cilin janë investuar mbi një milion euro.

Sipas kryeministri Zoran Zaev, i cili mori pjesë në hapjen, investime e tilla në kushte të pandemisë japin siguri dhe hapin vende pune.

Kompania NJSK është pjesë e grupacionit PHCSNN Internationale e themeluar në vitin 2016 dhe ka licenca për kultivimin e kanabisit mjekësor, licencë për ekstrakte të kanabisit mjekësor dhe licencë për prodhimin e produkteve finale farmaceutike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme