Hapet në Kinë ura më e lartë në botë

Një urë që ndodhet më shumë se 500 metra nga toka dhe që cilësohet si më e larta në botë u hap sot ndaj qarkullimit në Kinë, që lidh dy provinca malore në jugperëndim të vendit.

“Ura Beipanjiang arrin lartësinë maksimale 565 metra sipër një lumi”, njoftoi departamenti i Transporteve në Guizhou në një komunikatë.

Ky aks i ri do të mundësojë lidhjen e qytetit të Xuanwei, në provincën Yunnan dhe të Shuicheng, në provincën Guizhou, për një orë kundrejt katër orë që ishte më parë.

“Infrastruktura, e gjatë 1 341 metra, u arrit farë një investimi prej më shumë se 1 miliard juan (138 milionë euro)”, sipas medies lokale.

Nëse përllogaritet vetëm lartësia e strukturave të urës, dhe jo distanca që ndan asfaltin e urës nga toka, është struktura e urës në Millau, në Francë, që mban vendin e parë në botë, me një lartësi prej 343 metra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme