Zarfi i Zi është hapur!
G Bani, Jozi dhe Amber shkojnë në televotim dhe njëri prej tyre del shtunën për sjellje denigruese, theksohej në zarf.
Pas leximit të zarfit, moderatori i programit, Ledion Liço pyeti Amber nëse do të largohej siç tha më parë dhe ajo u largua.
Ajo e tha më parë se donte të largohej nga shtëpia pas komenteve të Gjestit.
“Gjesti më tha s’e ke vendin këtu do të çoj për striptizëm”, tha Amber më parë.
Amber: Jam degjeneruar në mënyrë të tmerrshme nga Gjesti, Livia e cila më quajti aktore pornostare, më vuri emrin në tualet, kam gjithë ditën sot që e mendoj, kam presion psikologjik.
Amber javën e kaluar ishte e preferuar nga publiku.