Haradinaj beson “se në LDK ka ende njerëz me integritet që do t’i thonë jo demarkacionit”

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ende vazhdojnë të jenë kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Tani besoj se në LDK ka njerëz me integritet, po ashtu deputetë që nuk do të lejojnë që një turp i madh, një e keqe e madhe t’i vijë vendit, e kam fjalën për demarkacionin dhe temat tjera. Pra, shumë besoj se ka njerëz me integritet brenda LDK-së ashtu siç ka edhe në partitë tjera në pushtet dhe i falënderoj deputetët e opozitës dhe të komuniteteve po ashtu që kanë shprehur gatishmërinë të mos lejojnë e lejojnë të kalojë. Ne jemi kundër dhe qëndrimi nuk ka ndryshuar”, ka thënë Haradinaj.

Këto komente ai i ka bërë pas homazheve te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova. Ish kryeministri Haradinaj tha se do të vazhdojë nderimin e tij edhe tek vendet tjera ku pushojnë trupat e heronjve të rënë për liri. Ai theksoi se me këtë dërgojnë porosi që po nderojnë njerëzit dhe vendet me kulmorë.

“Kuptohet me këtë e dërgojmë një porosi jo vetëm për të shënuar ato ngjarjet më kulmore e vendet me kulmore sepse kudo që qëndron një trup i qytetarit tonë, një shpirt njeriut tonë ne jemi për ta nderuar”, tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së u kthye nga Franca me 27 prill pas vendimit të Gjykatës së Colmarit për mos ekstradimin e tij në Serbi. Haradinaj qëndroi në Francë për katër muaj në bazë të një fletarresti të Serbisë, me të cilin akuzohej për krime lufte dhe kërkohej ekstradimi i tij në Serbi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme