Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka quajtur “gafë” deklaratën e kryeministrit Isa Mustafa, kur i kishte përmendur vëllezërve Haradinaj çështjen e Radoniqit.
Këto çështje e përmendi ditë më parë edhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq.
Lidhur me Radoniqin, për të cilin flitet se gjoja Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarë kanë vrarë dhe kanë hedhur njerëz në liqen, Daut Haradinaj tha se nëse dy kryeministrat nuk i besojnë drejtësisë ndërkombëtare, mund të kërkojnë drejtësi tjera.
“Mendoj që është e ngutshme deklarata e kryeministrit Mustafa. Nëse ai beson vërtetë mund të shkojë në Tribunalin e Hagës t’i shohë dosjet, është vendim që është marrë dy herë. Nëse këta s’kanë besim në drejtësinë ndërkombëtare, atëherë nuk e di, le të lypin drejtësi tjetër. Mendoj se është një gafë nëse e ka shkruar vetë kryeministri”, ka deklaruar Haradinaj.
© KOHA