adin.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar sot Adriana Hoxhiq në postin e Ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal, pasi ditë më parë shkarkoi nga kjo pozitë Ivan Teodosijeviq të Listës Serbe. Teodosijeviq u largua nga Qeveria e Kosovës, pasi që i quajti shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut trillim.
Por, burimet e Lajmi.net thonë se propozimi për emërimin e Adriana Hoxhiq ishte i Listës Serbe dhe jo i Ramush Haradinajt.
Kryeministri Haradinaj, siç mëson Lajmi.net, në marrëveshje të plotë me Listën Serbe, ka marrë vendimin për emërimin e Hoxhiq si Ministre në MAPL. Haradinaj, në një postim në faqen e tij në Facebook, tha se Adriana Hoxhiq shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Hoxhiq për një kohë të gjatë ishte e angazhuar në Mitrovicën e Veriut dhe janë të njohura lidhjet e saj të ngushta me Listën Serbe dhe rrjedhimisht me Beogradin.