Gazetari i njohur anglez, Stephen Sackur, njëherë prezantues i emisionit ‘Hardtalk’ të BBC-së, në emisionin e tij me 1 mars flet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Me titull “A mund të shpëtojë Kosova nga historia e saj e trazuar” gazetari Scakur do të diskutoi për Kosovën me kryeministrin Haradinajn.
Në përshkrimin e tij në emisionin e radhës, Scakur ka shkruar:
“Janë bërë dhjetë vjet që kur Kosova u bë kombi më i ri i Evropës. Nuk ka qenë një dekadë e lehtë. Marrëdhëniet me Serbinë fqinje mbetën armiqësore dhe njohja ndërkombëtare është ende e pazgjidhur me Kosovën duke i shtuar këtu varfërinë dhe korrupsionin endemik. Stephen Sackur flet me Ramush Haradinajn – Kryeministrin e Kosovës. A mund të shpëtojë Kosova nga historia e saj e trazuar?”thuhet në përshkrimin e emisionit.