Shefi i diplomacisë së Burundit: Ja përse e kemi tërhequr njohjen e Kosovës

Pas deklaratave të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli se shteti i Serbisë ia ka ofruar Burundisë armë dhe bursa në këmbim të tërheqjes së njohjes së shtetësisë së Kosovës, ka reaguar Ministri i Jashtëm i Burundit, Alan Aime Njamiti i cili i ka hedhur poshtë akuzat se ka pasur ndonjë lloj ndikim apo presioni, shkruan GazetaBlic.

“Burundi në vitin 2012-të e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, por në ndërkohë e kemi pasur mundësin që ta shqyrtojmë këtë vendim që kemi marrë, dhe për t’i forcuar edhe më shumë marrëdhëniet e mira, tashmë të shkëlqyera që ekzistojnë në mes ish-Jugosllavisë dhe Burundit”, i a thënë “Zërit të Amerikës” shefi i diplomacisë së Burundit.

Ai ka shpjeguar se marrëdhëniet diplomatike mes Burundisë dhe Jugosllavisë janë krijuar qysh nga viti 1962 menjëherë pasi ky vend e fitoi pavarësinë, kështu që, sipas tij, me të drejtë Burundi i ka forcuar lidhjet e suksesshme që ende eksitojnë mes këtyre dy vendeve dhe Republikës së Serbisë, për të cilën shefi i diplomacisë ka thënë se si shtet ajo është pasardhëse ligjore e Jugosllavisë.

“Jemi kthyer në pozitën kur kemi qenë në vitin 2012, e që do të thotë se kemi punë vetëm me Republikën e Serbisë, ka thënë ministri Njamiti.

Ai ka rikujtuar se Kosovën nuk e ka njohur, as Rusia, as Kina, India, shumica e vendeve afrikane, apo një e treta e botës.

Ai po ashtu i ka hedhur poshtë edhe pretendimet se ka pasur presion mbi Burundin për ta tërhequr njohjen e Kosovës.

“Kurrfarë ndikimi nga bashkësia ndërkombëtare nuk kemi pasur, as nuk kishte ndonjë besëtytni. Pa presion, kjo thjeshtë është veç një rishqyrtim i pozicionit tonë karshi politikave të jashtme, e që është diçka që po ndodhë vazhdimisht.”- ka thënë shefi i diplomacisë së Burundisë.

Në anën tjetër është Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ai i cili ka njoftuar dhjetë ditë më parë, pas një vizite në Burundi, që ky shtet tashmë ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Reagimi ka qenë i menjëhershëm edhe nga Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i cili deklaroi se shteti i Serbisë i kishte ofruar Burundit armë e bursa në këmbim të tërheqjes së njohjes, e madje i kishte rikujtuar se Kosovën e kanë njohur dy të tretat e botës. / © GazetaBlic /

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme