Ka kaluar më shumë se një orë dhe seanca për ratifikimin e demarkacionit nuk ka nisur ende, përkundër se ishte paraparë të filloj në orën 11:00.
Shkak kryesor është bërë Lista Serbe, e cila nuk ka shkuar në Kuvend përderisa në mediat serbe ka thënë se nuk do ta votojë demarkacionin.
Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron në sallën e Kuvendit, ku po përshëndetet me shumë deputetë të pozitës e opozitës.
Ai në një moment është afruar edhe deputetëve të VV-së, përkundër se këta të fundit janë kundërshtarët më të mëdhenj të demarkacionit.
Haradinaj, për pak momente ka qëndruar me kryetarin e VV-së, Albin Kurti dhe me deputetin Rexhep Selimi.
Sa ishte në opozitë, edhe Haradinaj e kundërshtonte demarkacionin, por gjërat ndryshuan gradualisht me ardhjen e tij në pushtet. /Periskopi/