Haradinaj: Janë bukë përmbysës ata shqiptarë që guxojnë ta sulmojnë Gjermaninë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas arrestimit të dy shqiptarëve në Gjermani të dyshuar për terrorizëm.

Haradinaj ka thënë se janë buke përmbysës dhe të pa identitet e të pa fe, kushdo shqiptar që në çfarëdo mënyre, guxojnë ta sulmojnë Gjermaninë apo cilin do vend tjetër!

“Gjermania ka qenë pjesë e Perandorisë që mbrojti shqiptarët nga shpërbërja që në fillim të shekullit të kaluar;

Gjermania është kthyer në shtepi të dytë të shqiptarëve edhe gjatë regjimit komunist në ish Jugosllavi;

Gjermania u kthy në strehë të shqiptarëve edhe në kohën e Millosheviqit;

Gjermania, për herë të parë që pas luftës së dytë, nderhyri ushtarakisht në një shtet tjetër, dhe atë në luftën e Kosovës;

Gjermania ndër të parat, njohu shtetin e Kosovës dhe u bë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së saj.

Prandaj janë bukëpërmbysës dhe të pa identitet e të pa fe, kushdo shqiptar që në çfarëdo mënyre, guxojnë ta sulmojnë Gjermaninë apo cilin do vend tjetër!

Ata që sulmojnë këta popuj e këto vlera nuk mund të jenë shqiptarë.

Është koha e fundit që në Kosovë të kuptohet serozisht e nga të gjithë, se sa të demshme janë lëvizjet e urrejtjes fundamentaliste që për ideologji kanë terrorizmin fetar.

Sot, Bota duhet të bëhët NJË në ndaljen e kësaj murtaje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./BS

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme